10 ditë kohë për FRD-në, Sali Shehu: Do presim vendimin e gjykatës!

Bashkia Tiranë i ka lënë 10 ditë afat partisë ‘Fryma e Re Demokratike’ që të lirojë ambientet. FRD-së i  është bërë thirrje që brenda 23 marsit, të jenë marrë masat për lirimin e ambienteve. Kryetari i FRD-së Sali Shehu është shprehur në një deklaratë për mediat, se nuk ka ndërmend të lirojë zyrat. Ai ka konfirmuar se do të presin vendimin e Gjykatës, dhe më pas do të veprojnë.

“Këto nuk janë akte banditeske, nëse ky dokument do kishte ardhur ditën e parë, s’do kishte ndodhur kjo ngjarje por do ishim në gjykatë duke e zgjidhur këtë situatë sipas ligjit.

Ne jemi në godinë, do vazhdojmë fushatën. I njoftova të na lirojnë kushtet, duke na lëshuar energjinë. Do marrim vendimin e gjykatës si të vendosë gjykata do veprojmë. Me vendim të gjykatës do ecim. Më lejoni tu përqafoj, tu jem mirënjohës për të gjithë mbështetjen që i keni dhënë FRD-së. Kjo ishte një përballje midis të mirës dhe të keqes”, tha Shehu.

Kujtojmë këtu se pas pëplasjes për të liruar zyrat, hapi i radhës nga shteti ka qenë heqja e energjisë elektrike. Zyrat ku ndodhet FRD-ja janë në pronësi publike të administruara nga Bashkia e Tiranës. Nisur nga kjo, Bashkia i ka dërguar kësaj partie një shkresë, ku kërkon lirimin e katit të tretë pasi godina ishte amortizuar dhe aty do të bëheshin punime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *