Nis sesioni i ri parlamentar, Nikolla lexon mesazhin e Begajt

Ka nisur sot sesioni i ri parlamentar, ndërsa parashikohen përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës të paralajmëruara që në mbledhjen e parë të Konferencës së Kryetarëve.

Pasi në sallë u vendos himni kombëtar, deputetët në shenjë nderimi janë ngritur të gjithë në këmbë, ndërkohë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla iu lexoi deputetëve mesazhin e presidentit Bajram Begaj. Ky i fundit iu bënte thirrje klasës politike për vetëpërmbajtje dhe të dialogonin.

Ky sesion parlamentar nis fill pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, të thirrur nga Lulzim Basha dhe pak para Asamblesë Kombëtare të PS-së ku thuhet se do të merren vendime për ndryshime në qeveri. E duke marrë shkas nga situata brenda PD-së, duket se kjo parti ka krijuar 3 grupime, atë të Lulzim Bashës, ish-kryeministrit Berisha në një krah dhe nga ana tjetër grupi i Bardhit.

Një ngjarje që ka shumë gjasa që të sjellë përçarje sot në sallën e Kuvendit është dhe tenderi i sterilizimit, që çoi pas hekurave ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Rjepajn dhe biznesmenin Rrapaj, ndërkohë që akuzat e opozitës kanë qenë të shumta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *