Ilir Beqja nën hetim pasuror/ Zbulohet urdhri që GJKKO i ka dërguar SPAK

Gjyjata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar SPAK që të kryejë hetim pasuror ndaj ish ministrit te Shëndetësisë Ilir Beqja. Referuar vendimit për dosjen e sterilizimit gjykata kërkon të bëhet hetim pasuror ndaj Beqaj për të kuptuar se pse ka ndikuar dhe favorizuar që kompania “Sani Service” te fitojë koncensionin e sterilizimit.

“E gjithë veprimtaria e paramenduar kriminale e planifikuar në detaje nga personat nën hetim, është bërë thjesht për shkak të marrëdhënieve të ngushta shoqërore të personit nën hetim Ilir Rapaj me personin në hetim Klodian Rjepaj, si dhe për shkak të njohjeve personale të këtij shtetasi dhe shtetasit italian Umbro Staçini me ish Ministrin e Shëndetësisë z.llir Beqaj apo është rrjedhojë e përfitimit të parregullt që rrjedh nga korrupsioni i zyrtarëve që kanë marrë pjesë në këtë procedurë. Për këtë nevojitet një hetim pasuror”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Në vendim e firmosur nga gjyqtari Erion Bani kërkohet që SPAK të marrë nën hetim ish-ministrin Beqaj dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Gentian Këri, Spiro Kuro, Leonard Grashi dhe Hektor Balluku për shpërdorim detyre. Ndërkohë burime nga promuroria e Posaçme bëjnë me dije që po hetohet në procedim tjetër jo vetëm ish ministrini shëndetësisë Beqja por edhe ai i financave Shkëlqim Cani.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *