Një debat jashtë kamerave ka ndodhur në fund të seancës mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi.
Fillimisht ka qenë Basha ai që i ka dhënë një këshillë ish-aleatit.
“Më prano një këshillë, mos bëj sherr, por merr fjalën si kryetar grupi dhe kaq”, iu është drejtuar kryetari i PD-së.
Më pas Bardhi, është përgjigjur duke i thënë: “Shko more qesharak! Hipokrit”.
Debati dhe replikat mes tyre erdhën pasi Basha i mori postin e kreut të Grupit, me një ndryshim në statut gjatë Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit.