Presidenti rus Vladimir Putin fajësoi Perëndimin për rënien e marrëveshjes së drithit të Detit të Zi pas tërheqjes së Moskës, duke thënë se nuk ka pasur mungesë ushqimi në tregun global. Deklaratat e tij vijnë pas disa orë bisedimesh dje me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Perëndimi, për ta thënë butë, na mashtroi për qëllimet humanitare me iniciativën humanitare të Detit të Zi për të ndihmuar vendet në zhvillim”, tha Putin.
Rusia tha kur u largua nga marrëveshja se garancitë e premtuara të dhëna për eksportet e saj bujqësore dhe plehërore nuk ishin zbatuar. “Siç e kam thënë më parë, ne thjesht u detyruam të merrnim këtë vendim,” tha Putin, duke iu referuar mospërtëritjes së marrëveshjes.
Sakaq mësohet se Putin tha se i tha Erdoganit se Rusia “do të jetë e gatshme të shqyrtojë ringjalljen e marrëveshjes së grurit” dhe foli për furnizimin pa pagesë të grurit rus në disa vende afrikane.