Kompania “GJERGJI-IMPEX” ka 4 vite rresht që merr tenderat nga Ministria për mbrojtjen e pyjeve të gështenjës në qarkun e Shkodrës nga grerëza aziatike.
Prej vitit 2019, pyjet e gështenjave në Reç të Malësisë së Madhe janë goditur nga insekti parazitar, grerëza aziatike (Dryocosmus Kuriphilus Yasumatsu), e cila ul masivisht prodhimin dhe dëmton rëndë trungun e pemës deri në zhdukje.
Fermerët e zonës kërkuan ndihmën e qeverisë, e cila në vitin 2020 nëpërmjet VKM nr.373, datë 6.5.2020 miratoi një fond të veçantë për Ministrinë e Bujqësisë për të luftuar insektin parazitar me anë të luftës biologjike.
Disa ditë pas vendimit të qeverisë shqiptare, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nën drejtimin aso kohe të Bledar Çuçit hapi thirrjen për tenderin me procedurë të kufizuar për të luftuar grerëzën aziatike.
Në dokumentat publike rezulton se shpallja e fituesit për lidhjen e kontratës për këtë tender nuk gjendet në APP. Sakaq Kompania “GJERGJI-IMPEX” në pronësi të Sokol Zhujës e cila nuk ka dokumentet përkatëse.Për Ministrinë e Bujqësisë shtrohet pyetja:
Si ka arritur të pagoi 4 vite kompaninë që nuk plotësonte kushtet?
Pagesa 4 vite rresht nga Ministria e Bujqësisë është fakt. Në total, “GJERGJI-IMPEX” shpk ka fituar 1.2 milionë euro nga prokurimet me Ministrinë e Bujqësisë.
Prej vitit 2021, grerëza aziatike është përhapur masivisht në Tropojë, ku është masivi më i madh i gështenjave në Ballkan me sipërfaqe 2800 ha.
Prej neglizhencës apo prej mos eksperiencës situata u përsërit në fushat e Myzeqesë ku mos dizinfektimi në kohë solli koloni karkalecash deri në qytete e pallatet e Tiranës.