Aeroporti Ndërkombëtar i Kinës Chengdu Tianfu ka filluar zyrtarisht operacionet, duke u ofruar udhëtarëve një portë të re për në shtëpinë e pandave gjigante! Fluturimi i tij inaugurues, i operuar nga Sichuan Airlines, u ngrit në orën 11:10 të Dielën, me destinacion Pekinin.
Chengdu, kryeqyteti i provincës Sichuan, tani është qyteti i tretë në vend që ka dy aeroporte ndërkombëtare, duke iu bashkuar Shangait dhe Pekinit.
Përveç pandave të famshme, Sichuan është i famshëm për kuzhinën e tij pikante dhe pamjet e bukura, duke e bërë atë një nga destinacionet turistike më të njohura të Kinës si midis turistëve vendas ashtu edhe atyre ndërkombëtarë.
E ndërtuar me një kosto prej rreth 70 miliardë juan kinez (10.8 miliardë dollarë), faza e parë e qendrës masive të aviacionit ka kapacitetin për të përballuar deri në 60 milion pasagjerë në vit, duke hapur më tej rajonin jugperëndimor të vendit.
Tre pista dhe dy terminale, që mbulojnë një sipërfaqe totale prej 710,000 metra katrorë, janë në veprim. Media shtetërore Xinhua raportoi se aeroporti përfundimisht do të strehojë terminale që mbulojnë 1.4 milion metra katrorë, të aftë për të pritur 120 milion pasagjerë në vit.
“Aeroporti i ri në Chengdu ishte i nevojshëm për të akomoduar rritjen e shpejtë të vazhdueshme,” tha analisti i aviacionit Brendan Sobie.
“Tregu i brendshëm i Kinës tashmë është rikuperuar plotësisht dhe do të vazhdojë të rritet me shpejtësi. Duke pasur parasysh madhësinë e qytetit dhe vendndodhjen e tij qendrore në Kinë, Chengdu është shumë i pozicionuar për të përfituar”.
Sipas shifrave të fundit nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), trafiku i brendshëm i Kinës u rrit me 6.8% në Prill 2021, krahasuar me Prillin 2019.
Ambiciet aeroportuale të Kinës
Aeroporti i ri Ndërkombëtar Chengdu Tianfu u krijua nga një konsorcium i përbërë nga Instituti i Kërkimit dhe Projektimit Arkitektonik të Kinës Jugperëndimore, Korporata e Grupit të Ndërtimit të Aeroportit në Kinë dhe firma arkitekturore Franceze ADP Ingenierie.
Faza e parë zgjati pesë vjet për të përfunduar dhe përmban një sërë teknologjish moderne, duke përfshirë softuerin e njohjes së fytyrës, kioskat e vetë-kontrollit, sistemet inteligjente të sigurisë, portat e vetë-hipjes dhe robotëve portierë të quajtur AI.
Një linjë metroje lidh aeroportin me qendrën e qytetit. Ajo kap shpejtësinë deri në 140 kilometra në orë, udhëtimi me tren zgjat nga 37 deri në 44 minuta. Një linjë metroje që lidh objektin e ri me Aeroportin Ndërkombëtar Chengdu Shuangliu pritet të përfundojë në 2023.
Aeroporti Ndërkombëtar Chengdu Tianfu është vetëm një nga shumë aeroportet që Kina ka në plan të hapë në vitet e ardhshme. Vendi synon të ketë 400 aeroporte në përdorim deri në 2035, nga 241 aktual, sipas Skicës së Planifikimit të Rrjetit të Transportit të lëshuar nga qeveria në fillim të 2021.
/Burimi: CNN/ Përshtati në shqip: Priza.al/