Ministri Hasani takohet me ambasadorin Soreca

Ambasadori Luigi Soreca ka zhvilluar sot takimin e tij të parë me ministrin e sapoemëruar për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale bënë me dije se dy zyrtarët diskutuan për prioritetet kryesore të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në prag të Samitit të dhjetorit “BE-Ballkani Perëndimor” në Bruksel.

Hasani konfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për të ruajtur integrimin në BE si një prioritet kryesor të qeverisë, në atë që ambasada e BE në Shqipëri e cilësoi moment kyç për zgjerimin e BE-së.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *