Në kuadër të operacionit “Never Forget”, policia dhe prokuroria kanë konkluduar se krahas ngjarjeve kriminale në disa qytete të Shqipërisë, Laert Haxhiu është organizator edhe për dy vrasje në Greqi, përkatësisht Lulzim Qorri dhe Dikens Halili.
Lulzim Qorri u ekzekutua në një atentat mafioz më 12 dhjetor 2018. Mediat raportuan se ai ishte duke pirë kafe në një lokal pranë sheshit ‘OMONIA’ kur u qëllua për vdekje me armë nga dy persona me motoçikletë.
Dikens Halili,u ekzektua më 3 tetor 2021 gjithashtu në një lokal në Athinë. Halili u qëllua nga një burrë i maskuar, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët. Mediat greke raportuan se Halili ishte një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.
Zbardhjet e vrasjeve u kryen në kuadër të operacionit ”Never Forget”, pas rrëfimeve të të arrestuarit Artan Tafani I cili zgjodhi të bashkëpunojë me drejtësinë.