Mori kredi në emër të një personi tjetër, policia arreston 22-vjeçarin

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi akuzohet se kishte marrë një kredi në emër të një personi tjetër. Autoritetet sqarojnë se në pranga ka rënë shtetasi J. D., 22 vjeç, banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi me inicialet A.T., i cili figuron debitor pranë një banke të nivelit të dytë. Por në fakt ai nuk ka qenë në dijeni. Ai ka shtuar më tej se nuk kishte kryer veprime në bankë, dhe se kishte humbur kartën ID.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për kredinë e marrë është lënë një numër kontakti, i cili pas verifikimeve të kryera dhe nga informacioni i marrë nga institucioni financiar, ka rezultuar se është në emër të shtetasit J.D.

Emri dhe numri i këtij shtetasi paraqitet si kontakt alternativ në disa raste të praktikave të kredive. Konkretisht për kredi të marra nga shtetas të ndryshëm, të cilët sipas informacionit të bankës, deklarojnë se nuk kanë aspak dijeni për kryerjen e këtyre veprimeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *