Trupat e tre terroristëve të vrarëve në Banjskë të Zveçanit do t’ju dorëzohen sot familjarëve. Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se trupat e të vrarëve sot i marrin familjarët e tyre.
Aksioni në Banjskë të Zveçanit nisi në orët e para të së dielës, pas vrasjes së efektivit Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Më pas policia u kundërpërgjigj, duke vrarë 3 prej anëtarëve të grupit të armatosur, të cilët ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Banjskës.
Ky aksion i serbëve është cilësuar si terrorist nga Policia e Kosovës, ambasadorët dhe nga BE-ja.