CNA është një portal në pronësi të ish zyrtarit të PD-së, Elvi Fundo, edhe pse ky i fundit e mohon një gjë të tillë nëpër padi në gjykatë.
Ky portal ka botuar sot një vendim të Prokurorisë së Tiranës, e cila hedh poshtë pretendimet e biznesmenit Sokol Meqemeja se gazetari Adriatik Doçi, porpos të tjerave, e ka ngacmuar.
Gazetari Adriatik Doçi, i cili nuk ka qenë dhe nuk do jetë kurrë anëtar i ndonjë partie, pjesë e ndonjë bordi apo në funksion publik, shkruan se është i habitur për pretendimin pasi as nuk e njeh biznesmenin Meqemeja.
Megjithatë, portali periferik dhe psikik CNA shpreh idinjatën për vendimin e Prokurorisë.
Në fakt vendimi nuk duket i drejtë, pasi biznesmeni ose duhet të paraqiste prova për pretendimet e tij ose duhej të merrej i pandehur për kallëzim të rremë, për t’i dhënë fund inflacionit të kallëzimeve boshe, bazuar në paranoja dhe deluzione.
Nga indinjanata e CNA dyshohet se biznesmeni i salçiçeve Wudy, i implikuar rëndë në dosjen e Arben Ahmetajt në pastrim parash, mund t’i ketë futut ndonjë ‘salçiçe’ në gojë ish zyrtarit të PD-së Elvi Fundo në këmbim të ‘këshillave’ të tij për të bërë padi pa fakte, me pretendime jashtë realitetit.
Përmes një reagimi në Facebook, gazetari Adriatik Doçi, shkruan:
“Vesho mallisti poshtëron Kol Meqemenë e salçiçeve
Kur unë ju them që Vesho mallisti, një lavjerrës i treshes Tigri-Sandri-Bode, është si Robert Staka, disa nga ju kishit dyshime.
Tani mos prisni të shihni Veshon duke ecur lakuriq në Shehin Skënderbej!
Paranoja, psikoza, bipolariteti dhe urrejtja e sëmurë janë komplekse.
Çfarë ka bërë?
Pasi shkoi në polici duke qarë se unë i kisha sëmurë mamanë me shkrime, Veshoja ka mësuar dhe shtyrë Kol Meqemenë që të shkojë në Prokurori dhe të thotë se unë e paskërkam ngacmuar. Po, po, ngacmuar!
Për 3 ditë, të qeshurat janë dëgjuar deri tek Zogu i Zi.
Unë Kol Meqemenë e kam parë vetëm në televizor. Sot për herë të parë po i përmend emrin.
Nuk e di nëse Meqemeja mban Veshon me të ‘bardhë’ dhe salçiçe Wudy, por mua jo që nuk më ka shkuar ndonjëherë në mendje të ngacmoj burra, por që kur doli në skenë Alma K., nuk komplimentoj as vajza!
Kol, një sugjerim: Jepi salçiçe sa të dojë, por mos dëgjo këshillat e Vesho fundërrinës pasi po qeshin të gjithë me padinë tënde! A po ke firmosur pa lexuar asgjë?!
Vesho mori në qafë edhe Ben Tigrin. Dhe dosja e Ben Tigri mund të marrë në qafë edhe ty.
Dhe pas rënies së Tigrit, Vesho nuk e ka të gjatë në tregun mediatik.
Së fundmi, një thirrje kam për SPAK-un dhe BKH-në: Verifikoni komunikimet mes Elvi Fundos, Gerd Hoxhës dhe Ardian Konit! Monitoroni lëvizjet e Elvi Fundos kur thehet nga Gjermania!“.
Ndërkaq, ka dyshime të forta se ish zyrtari i Partisë Demokratike, Elvi Fundo, është i përfshirë në afera korruptive dhe ndikim të paligjshëm ndaj disa ish funksionarëve publikë.
Dy veprat e dyshuara penale janë në kompetencë të SPAK-ut.
Konretisht dyshohet se Elvi Fundo, një ish zyrtar partiak që shfaqet si gazetar, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek gjyqtari Gerd Hoxha, për të marrë vendime në favor të tij.
Ftojmë SPAK të administrojë vendimet e gjyqtarit Gerd Hoxha në favor të Elvi Fundos, si dhe komunikimet mes tyre, tabulatet telefonike si dhe gjurmët e hyrje-daljeve të Fundërrinës në Gjykatën e Tiranës, si dhe në zyrën e gjyqtarit.
Gjithashtu ka dyshime të forta për një raport korruptiv mes Elvi Fudos, pronar i një portali mediokër dhe periferik CNA, dhe Ardian Koni, drejtor i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, për të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shkarkimin nga detyra për abuzime dhe shkelje të rënda të 140 milionë euro pasuri që i janë konfiskuar krimit.
Ftojmë SPAK dhe BKH-në që të verifikojë natyrën e komunimimeve mes Fundos dhe Konit, favoret e mundshme etj.
Kujtojmë se për Elvi Fundon po përgatitet prej disa muajsh një kallëzim penal, i cili do të depozitohet në SPAK.
Jo si ato kallëzimet qesharake të Elvi Fundos dhe financuesve të tij, por kallëzim bazuar në prova dhe fakte, dokumente, dëshmi, rrëfime, përgjime, video etj.
Nuk ka Gerd Hoxh që e shpëton dhe shpëlan nga zullumet! / Prapaskena.com