Është në dosjen Metamorfoza? Shkarkohet kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu

Ardi Veliu është shkarkuar nga drejtimi i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Burime bëjnë ne dije se kreu i AMP-së ka dorëzuar dorëheqjen tek ministri i Brendshëm, ndërsa pritet që shkarkimi i tij të zyrtarizohet në orët në vijim.

Deri tani nuk dihen ende arsyet që kanë çuar në këtë vendim Veliun, i cili e ka mbajtur këtë post për gati një vit.

Nuk përjashtohet mundësia që Veliu të dalë në dosjen Metamorfoza 2.

Më herët Veliu ka qenë zv.ministër i Infrastrukturës ndërsa ka mbajtur edhe postin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *