Juria profesionale e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK ka përzgjedhur dhjetë këngët finaliste.
Biletën për finale nga juria e siguruan: Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”, Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”, Angus Dei me “Një zemër për dy”, La Fazani me “Oj Kosovë”, Urban Band me “Ëndrrat s’kanë faj”, Nita Latifi me “Marrëzi”, Neki Emra me “Heroi im”, Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet”, Saranda Alija me “Mendoj ku je” dhe Klea Dina me “Trenat”.
Pikërisht njëra nga këto këngë do të jetë fituese e edicionit historik të Festivalit të Këngës në RTK. Nata finale do të mbahet sot në orën 21:00.