Në 2020 Shqipëria u fut në listën gri të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në bazë të raportit të FATF, Shqipëria kishte mungesë të bazës ligjore dhe të kontrollit kundër pastrimit të parave dhe rrezikut të financimit të terrorrizmit. Klasifikimi i reflektua menjëherë te Moneyval, institucioni më i besueshëm ndërkombëtar, i drejtuar nga një Komitet ekspertësh të fushës.
Përtej kësaj, projekligjet për shtetësinë dhe pasaportat e arta, kërcënonin akoma më shumë besueshmërinë e sistemit financiar por edhe të sigurisë së Shqipërisë, duke e ekspozuar edhe ndaj terrorrizmit. Rënia e madhe e euros në favor të lekut në verë, nuk justifikohej dot nga boom-i turistik sipas ekspertëve dhe ngriti një tjetër dyshim të fortë për pastrimin e parave në Shqipëri.
Ende pa u rikuperuar euro, një skuader e qeverisë shqiptare, e drejtuar nga zëvendës- Kryeministrja, Belinda Balluku, arriti të bindë FATF që ta heqë Shqipërinë nga lista gri. Një vendim surprizë që vjen në kohën kur të gjitha dyshimet të çonin tek lista e zezë, në atë listë që FATF futi Kroacinë dhe Rumaninë, dy vende anëtare të Bashkimit Europian, ose dhunti e Ballukut, që tê shndërrojê pikat e dobëta nê tê forta, ose lobim, ose vêrtetë diçka ka ndryshuar por nuk êshtë reflektuar akoma në treg. Sepse kjo arritje ishte paralajmëruar pak kohë më parë nga Balluku, por, në kulmin e rënies së euros askush nuk e besoi dhe sigurisht që nuk mori vëmendje mediatike. Sot, kur të gjitha parashikimet ishin për të kundërtën, pra për kalimin në listën e zezë, dalja nga lista gri, është padyshim një lëvizje e fortë kundër erës, një lajm i mirë, që ka lënë me gojë hapur të gjithë ata që kanë hedhur dyshime dhe akuza për pastrimin e parave, në piruetat e çuditshme të biznesit dhe financave të vendit. Tani mbetet për tu parë se si do të reflektohet ky vendim i FATF tek Moneyval dhe Global Initiativë, dy institucione të lira që raportojnë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorrizmit.
Nëse këto e konfirmojnë këtë renditje spektakolare, pothuajse të pashpjegueshme, atëherë pyetja që do të kërkojë një përgjigje mbetet; kush e financon ndërtimin?