Zyrtari grek mesazh autoriteteve shqiptare: Beleri të betohet dhe të marrë detyrën

Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Kotsiras nga Këlcyra ka folur për çështjen ‘Beleri’.

Zyrtari grek deklaroi se Greqia shpreson që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt nga autoritetet shqiptare dhe sipas standardeve të BE.

Mesazhi në fjalë është bërë gjatë festës kombëtare të Greqisë, në varrezat ku prehen ushtarët grekë. Mes të tjerash Kotsiras theksoi rëndësinë e zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë, ndërsa shtoi se Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, duhet të betohet dhe të marrë detyrën. Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *