Ronaldo Sharka ka shkaktuar sërish debat në garën e kërcimit ku moderatori bën pjesë. Ai zgjodhi të ngjitej në skenë më një kërcimi latin i cili duket se nuk u prit aq mirë nga juria.
Kunjat dhe batutat e hidhura vazhduan deri sa erdhi dhe reagimi i Eni Shehut që degradoi në debat të forte. Eni e cilëson Ronaldon si një konkurrent të paaftë që duhet të largohet nga skena e nga ana tjetër Ronaldo, Enin e cilëson si shpirt zi ashtu siç kishte edhe kostumin që mbante veshur.
Eni Shehu: O Ronaldo o yll bote po me mua çfarë ke se ke 3 javë që më je ngjitur, javën që shkoi u ankove për mbipeshën për kilet e tepërta këtë javë vjen e thua që Eni është trajner fitnesi. E vetmja herë që jam përgjigjur ka qenë kur jam kthyer fjalëve të partneres tënde që po të hapësh të shohësh provat vetëm duke u ankuar për ty e shkreta. Nuk dua t’jua prish festën jeni shumë të mirë për “Tik Tok” po jo për këtu. Këtu jemi të luajmë këmbët dhe jo dhëmbët, dhëmbët në një vend tjetër.
Ronaldo: Rrogën e do me siguracione apo pa siguaracione? Mos harro se janë dy tetat majtas dhe djathtas që ty të ngrenë pikët. Unë mund të bëj një debat me Oltën por nuk kam ndërmend të bëj debat me fansat e Oltës. Ti vazhdo merr edhe një pankartë aty që shkruan “Olta Luaneshë” edhe je në rregull. Po mblidhe pak veten se je 40-vjeç bën akoma të tilla diskutime.Ti do vëmendje dhe për fund kostumi i zi të shkon shumë siç ke edhe shpirtin.