Hetimet e SPAK, Berisha: Sulm politik!

Ish-kryeministri Sali Berisha i konsideron akte të paprecedente veprimet e kryer nga gjykata, që i kanë caktuar atij masën detyrim paraqitje, por edhe bllokimin e pasaportës.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha shprehet se gjykatësja që mori këto vendime është e lidhur me Edi Ramën.

Ai përsëriti qëndrimin se nuk mund të sanksionohet një deputet, pa autorizimin e Parlamentit.

“Në një akt të paprecedent në ndonjë vend tjetër, kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga nje gjykatëse e lidhur direkt me Edi Ramën dhe skapistë të kontrolluar plotësisht prej tij, si në asnjë vend tjetër dhe si kurrë ndonjëherë në Shqipëri, vihet në sanksione pa autorizimin e parlamentit. Ndaj tij, gjykatësja e lidhur direkt me Edi Ramën, skapistët e kontrolluar plotësisht prej tij, vendosin masën e paraqitjes dy herë në javë, vendosin kufizimin e lëvizjes duke i marrë pasaportën. Këto veprime janë në kundërshtim flagrant me disa nene të Kushtetutës, por më specifik me nenin 73, pika dy, në të cilin sanksionohet se deputeti nuk mund të arrestohet, nuk mund t’i kufizohet në asnjë lloj formë liria e tij, nuk mund të kontrollohet pa autorizimin e parlamentit. Mbi bazën e këtij neni të mbartur që në fillimet e pluralizmit, gjer sot asnjë deputet nuk ka pasur sanksione nga prokurorë apo gjykatës pa autorizimin e parlamentit. Në rast se u kujtohet, ka qenë rasti Bllako, rasti Tahiri e shumë të tjera. Kjo do të thotë se Edi Rama, Kushtetutën e zbaton për miqtë e tij, për deputetët e tij, dhe jo për deputetët e opozitës që i ka armiq në konceptet e tij mjerane. Pra, një nen i Kushtetutës që vlen për hajdutë si Alqi Bllako, trafikantë si Saimir Tahiri, nuk mund të vlejë për kryetarin e opozitës, Sali Berishën. Kjo demonstron në mënyrën më flagrante karakterin tmerrësisht politik të këtij procesi të ndërmarrë nga Edi Rama me frikën e tmerrshme se opozita nisi 10 ditë më parë në parlament, betejën pa kthim”, tha Berisha.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *