Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale, teksa pranoi se bashkëshortja e tij, Monica ka qenë shumë xheloze.
Por theksoi se me kalimin e kohës, niveli i saj i xhelozisë ka kaluar nga tmerrësisht, u bë në shumë.
Megjithatë, Lorik Cana shtoi se vetë ai nuk është xheloz për partneren dhe është shumë liberale.
“Ka qenë një mbështetëse dhe krah i rëndësishëm për mua. Monika ka qenë tmerrësisht xheloze, në pikë sëmundje. Por nga kjo pikë u ul, nga tmerrësisht u bë shumë xheloze.
Dmth një gradë pak më poshtë. Kurse unë jam shumë liberal. Unë insistoj që ajo të dalë, se pyes ku dole, sa u vonove”, u shpreh ai në emisionin “Më lër të flas”./priza.al