Policia ka arrestuar 8 persona e përfshirë në sherrin e ndodhur dje në Kepin e Rodonit në Durrës për çështje pronësie.
Bëhet me dije se mes të arrestuarve është edhe ish-deputeti Mark Frroku. Ky i fundit ka qenë i pranishëm në sherrin mes banorëve të zonës dhe përfaqësuesve të Kishës Katolike për çështje pronësie.
Kujtojmë se në këtë konflikt u përdorën edhe mjete të forta, ku pati të plagosur.