Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve.
Von der Leyen i kërkoi Prishtinës të nisë zbatimin e Asociacionit, ndërsa Serbia të pranojë njohjen de-facto të Kosovës.
“Ftojmë edhe Kosovën ta nisë procedurën për zbatimin e Asociacionit, kurse Serbia duhet të pranojë njohjen de-facto. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar përpara”, tha presidentja e KE-së.