Kryemadhi: Berisha, i përndjekur politik!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi për mediat ka komentuar hetimet nga Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, ku tha se ish-kryeministri është i përndjekur politik.

Kryemadhi tha se e gjitha është një lojë politike që po shkakton terror psikologjik tek qytetarët, ku sipas saj shkak është mosfunksionimi i shtetit.

“Për mua, Arbër Malltezi është i burgosur politik, Sali Berisha është i përndjekur politik. E njihni Berlusconin që ka patur nja 4-5 çështje, por nuk i ka hequr njeri pasaportën Berlusconit. Loja politike që përdoret është shumë e shëmtuar dhe nuk është se krijon ndonjë efekt, terror psikologjik tek bizneset dhe qytetarët.

Metodologjia që është përdorur, është që personat me precedentë penal padisin njerëz të tjerë dhe ok kanë për detyrë ti hetojnë dhe ti çojën deri në fund. Ky nuk është problem i SPAK, por mosfunksionimi i Shtetit. Çfarë është një prokuror, nëpunës i shtetit, kush ja jep rrogën. Edi Rama, i thotë të heq gruan nga puna”, tha Kryemadhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *