Një grup minatorësh dhe ish-minatorësh protestuan sërish para Kuvendit, për miratimin e statusit të minatorit, të kërkuar prej vitesh.
Ata kërkojnë përgjigje pas kërkesave të tyre të dorëzuara në institucionet më të larta shtetërore, në të kundër paralajmërojnë përshkallëzim të protestave deri në greva urie.
Minatorët kërkojnë statusin e minatorit si një e drejtë e tyre që do t’i jepte punës në minierë dinjitetin që iu është mohuar prej kohësh dhe që iu është premtuar ndër vite, por ka mbetur në letër në sirtarët e institucioneve.