Mark Frroku tregon sherrin për pronën tek Kepi i Rodonit!

Ish-deputeti Mark Frroku ka dalë sot para hetuesve në lidhje me sherrin në Kepin e Rodonit, për motive pronësie ku u arrestuan 8 persona dhe në ndjekje janë disa të tjerë.

Mësohet prokuroria ka marrë në pyetje palët në konflikt, mes tyre edhe familjen Kaçuli e cila pretendon se tokën e ka përfituar me letra nga ligji 7501. Në dëshminë e tij, Frroku ka deklaruar se motiv për sherrin është bërë sulmi që i kanë bërë banorët e zonës, pasi sipas tij këta të fundit i kanë goditur. Ndër të tjera ish-deputeti ka pranuar se kisha disponon një dokument të vjetër pronësi, për të cilën dje Frroku tha: Kam kontratë për menaxhimin e pronave të kishës.

“Jam kontraktuar nga kisha për të bërë rrethimin e tokës. Në momentet që po punonim jemi sulmuar nga një grup fshatarësh të cilët na thanë që të ndërpresim punimet se toka është e jona. Na kanë goditur e ne jemi mbrojtur.

Ndërkohë ka ardhur policia e na ka ndarë e më pas na ka ndaluar. Lidhur me tokën, kisha ka dokument të vjetër pronësie. Nuk di të ketë qëlluar njeri me armë nga njerëzit që po punonin për rrethimin e tokës si dhe nga ata që ishin me mua në vendngjarje”, ka deklaruar Frroku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *