Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka bllokuar rrugën kryeparlamentares Lindita Nikollës brenda Kuvendit.
Bardhi dhe Nikolla u përballën në korridorin e Kryesisë së Kuvendit, aty ku po qëndronin deputetët e PD pasi nuk u lejoheshin që të hynin në sallë.
DEBATI:
“Pse nuk u mbyllët atje 1 orë përpara. Kryetare ky është Parlamenti?”, iu drejtua ai Nikollës, teksa ajo po zbriste shkallët e Kuvendit.
Por teksa kryetarja e Kuvendit tentoi të largohej dhe të futej në zyrën e saj nuk është lejuar.
“Dale një sekondë se nuk të gjen gjë. Parlament privat është ky?”, iu drejtua Bardhi, ndërkohë Garda ka ndërhyrë.
“Është Parlamenti i popullit”, iu kthyer Lindita Nikolla.
“Është Parlamenti i popullit, jo vila jote me lekët e korrupsionit. Dakord Të të vijë turp të të vijë”, iu drejtua Gazment Bardhi.