Sipas një studimi të ri, dy simptoma na paralajmërojnë për rrezikun e shëndetit të zemrës: dhimbja e gjoksit dhe gulçimi. Megjithëse dhimbja e gjoksit është një simptomë mjaft e zakonshme, pak studime kanë ekzaminuar gjurmën e saj në shëndetin e mëvonshëm të pacientëve.
Në studimin aktual, ekipi hulumtues, i udhëhequr nga dr. Kentaro Ejiri, një student postdoktoral në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg në Baltimore, pa të dhëna prej tri dekadash nga 13,000 njerëz pa sëmundje të mëparshme kardiovaskulare për të përcaktuar marrëdhëniet midis dhimbjes së gjoksit, gulçimit dhe problemeve të ndryshme kardiovaskulare. Mosha mesatare e tyre ishte 54 vjeç.
Sipas rezultateve të tyre, dhimbja në gjoks dhe gulçimi u shoqëruan kryesisht me një atak në zemër, fibrilacion atrial dhe dështim të zemrës. Nga ana tjetër, goditja në tru ishte më pak e lidhur me simptomat e gjoksit. Dhimbja e gjoksit u lidh më fort me një atak të mëvonshëm në zemër, ndërsa dispnea ishte më e lidhur me sulmin në zemër dhe dështimin e zemrës në të ardhmen. Nëse i kishin të dyja simptomat rreziku rritej më shumë.