Në burg për pastrim parash reagon për herë të parë dhëndri i Berishës!

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka reaguar për herë të parë nga burgu pas një shkrimi të botuar në datë 28 tetor me titull “Partizani, SPAK zbulon edhe mijëra metra katrorë që dhëndri dhe trashëgimtarët i morën dhe s’i paguan Shtetit” me autor Carlo Bollino. Ja qëndrimi i Malltezit:

”Në përgjigje të shkrimit të Karlo Bollinos te dates 28 tetor 2023, sqaroj se:

1. Prokuroria nuk ka bërë asnjë ekspertizë për deklarata e mësipërme. Nuk citohet asnjë eksperti I marrë nga prokuroria, I cili të ketë kryer ekspertizë sipas ligjit dhe te kete arritur ne konkluzionin e mesiperm. Si një prokurori politike ajo ka përdorur konkluzionet e diktuara nga Mimi Kodheli dhe Edi Rama të kontrollit që ata I bene ne 2013 privatizimit të KP. Ky kontroll nuk nxorri asnjë prove se kishte shkelje në procesin e privatizimit te klubit. Konkluzioni mbi siperfaqet, qe përmendet në këtë kontroll, siç duket nga deshmite e dosjes, bazohet jo mbi akt ekspertimi, e ca më pak akt ekspertimi zyrtar, por mbi vleresime te bera nga kqyrja e dokumenteve te marra ne rrugë “shoqërore” (fq.97).

2- Pesë familjet ish pronare kanë ne zonen e klubi 67 mijë metra katrore prone te tyre, pra shume me teper se siperfaqja brenda Kompleksit Partizani. Parcelat e pronave të tyre jane vijuese, takojne njera me tjetren, pa hapesira ne mes. Toke e vetme jo prone e tyre, jane copëzat rreth prones dhe pishina, te cilat pronaret i detyronte ligji ti blinin ne perputhje me kriteret e ligjeve ne fuqi. Çdo gje tjeter eshte e pavertete.

3- Ligji ka percaktuar mekanizma kontrolli dhe balance për saktesimin e siperfaqes që privatizohet dhe vendndodhjen e saj. Sipërfaqet e privatizimit nuk I caktojne pronaret. Ato caktoheshin ne nje proces qe kalonte ne ekspertizen dhe verifikimin e institucioneve pergjegjese, perfishi ketu Bashkine e Tiranes, e cila ka kontrolluar dhe firmosur çdo gentplan, mbi bazen e te cileve u përcaktua vendodhja e siperfaqes se Klubit Partizani. Pra Bashkia Tirane, e drejtuar nga Edi Rama, ka kontrolluar dhe firmosur gentplanin i cili përcakton vendndodhjen e prones. Në bazë të këtij gentplani të konfirmuar, që është edhe gjurma ligjore e objektit që do të privatizohet, kanë vijuar procedurat e privatizimit. Pronarët nuk mund te merrnin tokë tjeter vec asaj që caktohet ne gentplan. Ata kane paguar dhe kane marre pikerisht ate toke qe kane caktuar organet kompetente perfshi Bashkine e Tiranë.

4. Se fundmi shtoj se, ne po ate zone, pronaret I falen shtetit nga pasuria e tyre, truall për t’u perdorur për ndertimin e nje gjimnazi për komunitetin prej 60 mije banoresh, qe nuk e kishte nje te tille. Edi Rama e perdori kete tokë për të ngrohur xhepin e mediave te tij, konkretisht pronarit Karlo Bollino, I cili e mori kete dhurate me cmimin e dhimbshem prej 1 euro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *