Mbledhje online tek Ekonomia, Braçe: Berisha nuk na pengon dot!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, mbledhje e cila u zhvillua online për shkak të bllokimit nga deputetët e Rithemelimit.

Duke postuar videon ku sqaron përfitimet e bujqve dhe fermerëve pas miratimit të paketës fiskale, Brace shkruan se Berisha nuk i bllokon dot.

“Sapo mbaruam mbledhjen e komisionit të Ekonomisë dhe inancave ishte prezantimi i projektbuxhetit edhe paketës fiskale. Jam shumë i kënaqur t’i njoftoj tëgjithë blegtorët se propozimi juaj për përjashtimin nga TVSH të mëshqerave të rracës mbarëse realizohet këtë vit me paketën fiskale. TVSH për të do jetë zero.

Një propozim i dytë për të çliruar bletët për plajmim në sera. Fermerëve që merren me sera, u them larg hormoneve, bleta e bën shumë mirë këtë punë. Këto janë gjëra në paketën fiskale të dedikuara bujqësisë, vijojmë për më shumë se kaq”- shprehet Braçe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *