Ish-deputeti Mark Frroku dhe 3 persona të tjerë janë përfshirë në sherr me disa banorë të fshatit Shetaj për një pronë tek Kepi i Rodonit, ku u përdoren dhe sendet e forta si edhe armët.
Sherri nisi pas Frroku dhe të tjerët nisën rrethimin e tokës me pretendimin se përfaqësonin Kishën Katolike dhe aty bëhej fjalë për pronën e kishës. Ndërkohë që të gjithë janë “sy e vesh” për reagimin e bashkëshortes së tij, Rudina Dembacaj, kjo e fundit vijon normalisht me postimet në rrjetet sociale, duke zgjedhur të hesht për arrestimin e Markut.
Në një InstaStory, Rudina ka treguar se është zemërthyer dhe e përlotur për rastin e fëmijëve të humbur në Tiranë. Ndërkohë që Rudina ka ndarë këtë InstaStory sot, 1 nëntor rreth orës 15:00, fëmijët për fat të mirë kishin disa orë që ishin gjendur dhe ndodhen pranë familjes.