Korrupsion në zgjedhje, SPAK nis hetimet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë!

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet në lidhje me kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla. Sot SPAK ka njoftuar se ka dërguar për gjykim Memollën, me akuzën për korrupsion aktiv në zgjedhje. Po ashtu së bashku me Memollën janë dërguar edhe 4 persona të tjerë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku. Këta akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje me falsifikim dokumentash.

“Memolla në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati të caktuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvilloheshin në Rrogozhinë në datën 6 mars 2022. Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *