Avokati i Berishës shkon në SPAK!

Avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj është paraqitur sot në SPAK lidhur me hetimet për çështjen Partizani. Mësohet se Gjokutaj ka shkruar për të tërhequr materialet audio të seancës gjyqësore ku avokatët e Berishës munguan.

“Kam firmosur procesverbal që asnjë nga këto materiale audio gjatë seancës nuk duhet të publikohen”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se SPAK ka caktuar ndaj Berishës ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit, pasi po hetohet për korrupsion lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *