Historia e Khaby Lame, si u bë nga një punëtor fabrike në një tiktoker super të suksesshëm

ITALI- I riu italian Khabane Lame u bë i famshëm në tiktok me ironizimet e sfidave të pakuptimta të aplikacionit, pa folur asnjë fjalë të vetme.

Pasi humbi vendin e punës në fabrikë marsin e kaluar, Khaby vendosi të kthehej në shtëpinë e familjes së tij në Italinë Veriore dhe iu përkushtua rrjeteve sociale, kryesisht TikTok-ut.

Ai tashmë numëron 76,8 milion ndjekës në TikTok dhe 25.8 milion në Instagram. Shkaku i popullaritetit të menjëhershëm të tij, sipas New York Times mund të bëhet një  nga krijuesit më të paguar të përmbajtjes në TikTok nëse vazhdon me këtë ritëm.

“Njerëzit qeshin për shkak të shprehjeve të mia të fytyrës”, tha Khabane në një intervistë për Times.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *