Julian Xhengo, Prokuorori i Tiranës i cili u shkarkua në vitin 2022 nga KPK është njohur sot me një vendim nga Kolegji i Posacëm i Apelimit që shkon në favor të tij.
Xhengo sipas KPA do të pezullohet me një vit dhe më pas është i detyruar të ndjek programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.
Prokurori i Tiranës, Julian Xhengo u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 14 shtator 2022 pasi u konkludua i papërshtatshëm për profesionalizmin, ndërsa gjetjet në kriterin pasuror dhe atë të pastërtisë së figurës u konsideruan në vlerësimin tërësor në kuadër të cënimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.
Xhengo i kundërshtoi barrat e provës në të tre kriteret e rivlerësimit, por pa mundur t’i përmbysë një pjesë të tyre që sollën dhe penalizimin e tij.