Receta/ Vezë me domate dhe speca, perfekte për një mëngjes të shëndetshëm!

Receta e rekomanduar për ditën e sotme është vezë me domate dhe speca, perfekte për një vakt të shijshëm.

Kjo pjatë e cila ka në bazë vezët dhe perimet do t’i dhurojë gjithë familjes një shije fantastike për ta nisur ditën mbarë.

Përbërësit:

· 1 qepë

· 3 speca jeshilë

· 4 domate

· 4 thelpinj hudhër

· 3 qepë të njoma

· 6 vezë të freskëta

· 3 lugë gjelle vaj ulliri

· 8 gr kripë

· piper i zi

· nenexhik

Përgatitja:

Fillimisht pastroni qepët dhe grijini ato hollë dhe po në të njëjtën mënyrë edhe specat, ku më pas hidhni në tigan për skuqeje. Më pas prisni domatet në kubikë dhe përziejini së bashku me qepën dhe specat, ku do të shtoni edhe thelpinjtë e hudhrës. Lërini të ziejnë për 10-15 minuta derisa të gjithë perimet të jenë zbutur dhe bashkuar me njëra tjetrën. Më pas shtoni kripën, dhe nga ana tjetër do të shtoni vezën, ku duhet ta lini të ziejë për 8-10 minuta.

Në fund mund t’i jepni shije me pak piper të zi, një qepë të njomë të grirë dhe disa gjethe nenexhiku apo majdanozi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *