Policia e Tiranës i ka bërë një thirrje qytetarëve lidhur me qarkullimin rrugor. Uniformat blu njoftojnë se në akset rrugore janë vendosur radarë për të monitoruar shkeljet lidhur me tejkalim e shpejtësisë në mënyrë që të parandalohen aksidentet.
“Të dashur qytetarë të Tiranës,
Me kujdesin më të madh për sigurinë e të gjithëve, ju njoftojmë se tani në rrugët e qytetit tonë patrullat civile janë të pranishme dhe të pajisura me radarë për të monitoruar dhe regjistruar çdo tejkalim të shpejtësisë.
Nuk ka më vend për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor! Autopatrullat tona civile janë sytë që nuk fiksohen, veshët që nuk mbyllen, duke garantuar zbatimin e ligjit për një udhëtim të sigurt për të gjithë. Kujdes dhe përgjegjshmëri, kjo është mënyra si mbrojmë jetët në rrugët tona. Le të punojmë së bashku për një Tiranë më të mirë”, njofton policia./ priza.al