33 krime që erdhën nga sherret në TikTok dhe përfunduan deri në Gjykatën e Lartë

Vetëm vitin e fundit, në Shqipëri, 18 të rinj janë arrestuar si autorë plagosjesh të rënda, kanosje me armë, djegie automjeti, shpërthim tritoli dhe gjobvënie, ngjarje krimi të nisura si debate virtuale në TikTok e që më pas i kanë realizuar në jetën reale.

Policia e Shtetit konfirmon për Top Channel se pa llogaritur bullizmin, kërcënimet on line dhe udhëtimet me mbishpejtësi, gjithsej u regjistruan 33 krime të rënda, në të cilat “të fortët e TikTok” mbajnë vendin e parë. Më tej,janë krimet që shënohen nga përdorimi i “Instagramit”, që nisin e përleshen on line pas pëlqimeve virtuale të fotografive, në shumë raste të mbyllura me rrahje barbare dhe vrasje si ajo e Vilson Tafçiut. Por se si nga “TikTok” gjenerohet dhunë, e tregon dosja penale e denoncuar nga Aqif Abazi, që jeton në Venezia dhe që u kthye në Shqipëri për pushime. Duke udhëtuar në Elbasan, pasi iu vështirësua qarkullimi nga një mjet me xhama të errët, ai e filmoi makinën dhe përpara se të flinte, postoi targat në “TikTok”. Kërkesa e tij ishte “më gjeni pronarin e automjetit”. Gjatë natës, komentet ishin kërcënuese dhe udhëruese për ta fshirë postimin, ndërkohë që pala tjetër me shpejtësi kishte kryer hetimet, siguruar fotografinë e tij on line dhe duke e postuar, dha ofertën “Kush e gjen këtë bosin, ku e ka lagjen, do t’i jap 200 euro”.

Kur emigranti u zgjua, iu dërgua një fotografi duke i treguar vendin ku e prisnin në Belsh, një lokal në të cilin Abazi jo vetëm u dhunua barbarisht, por iu vendos gjobë pesë mijë euro.

 

Ky rast u shqyrtua në Gjykatën e Lartë, e cila doli kundër një vendimit të Gjykatës së Apelit që zbuti masën e sigurisë me vlerësimin “ngjarja ndodhi më motive banale, sikurse është një postim në TikTok”.

 

Gjykata e Lartë thekson se ngjarja është e rëndë dhe se rrethanat si ndodhi përbëjnë dënueshmëri. Gjykata e Lartë i ktheu autorët në burg.

 

Gjykata e Lartë kujton dëshminë e qytetarit që tregon se si teksa e dhunonin dhe i deklarohej “unë jam pronari i makinës”, e filmonin me telefon. Një dëshmitar që ndiqte skenën pa ndërhyrë sugjeroi “futini plumbin”.

Pasi u masakrua, atij iu komunikua afati se kur duhet ta shlyente gjobën prej 5 mijë euro, prej të cilave ai shleu vetëm 2 mijë. Për të tjerat, i riu u gjend nën kërcënime on line, të kryera përmes “Instagram”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *