Receta e mëngjesit/ Petulla me boronicë dhe limon!

Receta e rekomanduar për sot është petulla me boronicë dhe limon. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe do të jetë mjaft e shijshme or gjithë familjen.

Përbërësit:

· Miell ëmbëlsirash

· 3 lugë sheqer

· 1 lugë gjelle pluhur pjekje

· 1/4 lugë çaji kripë

· 1 1/2 gota qumësht i avulluar

· 1 limon

· 2 lugë gjelle gjalpë

· Vanilje

· 1 vezë të madhe

· 1 filxhan boronica

· Shurup panje

Përgatitja:

Fillimisht vendosni një tavë të nxehet në furrë dhe më pas në një tas të mesëm, hidhni miell, sheqet, pluhurin e pjekjes dhe kripën dhe lëreni mënjanë. Në një tas tjetër, përzieni qumështin me lëngun e limonit dhe lëreni të pushojë për 5 minuta, ku do të shtoni vezën e vaniljen. Të gjithë masën përziejini mirë dhe më pas hidheni në përbërësit e thatë. Përziejini lehtë për të kombinuar dhe shtoni gjalpë të shkrirë dhe nëse ka nevojë, shtoni qumësht. Mbi të hidhni boronicat. Shkrihet pak nga gjalpi i zbutur në tigan dhe hidheni mbi brumin. Petullat piqini nga të dyja anët për disa minuta deri sa të marrin ngjyrë të artë.

Shërbejeni me gjalpë dhe shurup të ngrohtë. Ju bëftë mirë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *