Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Nallbati pak ditë më parë u kallëzua nga PS për goditjen ndaj deputetit socialist Vullnet Sinaj. Më 30 tetor seanca parlamentare në Kuvend u shoqërua me përplasje të forta sa degradoi deri në konflikt fizik.
Në momentin që Vullnet Sinaj, nga pala e maxhorancës, ka marrë fjalën nga vendi, deputetët e opozitës nuk e lejuan, dhe më pas u përshkallëzua deri në përplasje fizike. Ishte deputeti Bledion Nallbati ai i cili i mbylli mikrofonin Sinajt e më pas e goditi me grusht.