Hyn në fuqi ligji, sa arrin paga e punonjësve të OSHEE!

Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale ka njoftuar sistemin e ri të pagave për punonjësit e OSHEE-së.

Rama shkruan se ky sistem i ri do të sjellë një rritje të konsiderueshme pagash, për elektricistët e terrenit. Ndërkohë thekson se është hapur thirrja edhe për 300 elektricistë të rinj që t’i bashkohen OSHEE.

“Tiranë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike – Hyn në fuqi që nga ky muaj, sistemi i ri i pagave për punonjësit e OSHEE-së, që sjell një rritje të konsiderueshme pagash veçanërisht për elektricistët e terrenit, e ndërkohë OSHEE ka hapur thirrjen për 300 elektricistë të rinj”, shkruan Rama./M.K-dritare.net

Ky sistem i ri do të sjellë rritje të konsiderueshme për pozicionin e elektricistit të cilët nga 50 mijë leke që marrin në muaj, tashmë do përfitojnë 70 mijë lekë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *