Kryeministri Edi Rama së bashku me homologen e tij italiane Georgia Meloni firmosën sot një marrëveshje, sipas së cilës në Shqipëri do të instalohen dy kampe për refugjatët që shpëtohen në det duke shkuar drejt Italisë.
Megjithatë, në një deklaratë të vitit 2021, kreu i qeverisë shqiptare deklaronte për gazetarët se Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre.
- Pavarësisht kësaj marrëveshja e firmosur sot dikton se kampet në Shëngjin kampet do të jenë gati duke nisur nga pranvera e ardhshme dhe do të jenë në gjendje të mirëpresin rreth 3000 emigrantë në vit sipas mediave italiane.
“Nuk jam këtu për të shpjeguar deklaratat e ministrave britanikë. Por, meqë pyetët, Shqipëria nuk do jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë”, deklaronte Rama për gazetarët.