GJKKO tregon çfarë ndodhi pas mesnate në shtëpinë e familjes Berisha

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, theksohet se oficerët bënë disa përpjekje që ish-kryeministri Sali Berisha të njoftohej zyrtarisht për masën e dhënë nga GJKKO.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e datës 20.10.2023, caktoi ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Në vendimin e GJKKO-së shpjegohet kalvari që kaluan oficerët e policisë gjyqësore për të njoftuar ish-kryeministrin Sali Berisha për masën e dhënë nga Gjykata e Posaçme.

Me gjithë përpjekjet e oficerëve të policisë gjyqësore për ekzekutimin e urdhrit të SPAK, nuk u bë i mundur njoftimi personalisht i Berishës. Nga ana e Prokurorisë, në kushtet kur i hetuari Sali Berisha refuzonte marrjen në dorëzim të vendimit, është urdhëruar oficeri i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Posaçme, për dokumentimin nëpërmjet procesverbaleve përkatëse, të faqeve online nga portale të ndryshme, ku njoftohet dijenia e të hetuarit Sali Berisha lidhur me masën e sigurimit të caktuar ndaj tij nga ana e gjykatës.

Gjykata ka bërë përpjekje edhe për njoftimin e Berishës për paraqitjen në seancën gjyqësore që do të zhvillohej në datën 24.10.2023. Sërish dera nuk u është hapur dhe ata e kanë futur njoftimin poshtë derës së banesës. Oficerët janë përpjekur të përmbushin detyrën e tyre duke shkuar në selinë e PD-së dhe në Kuvend, por njoftimi nuk është pranuar nga asnjë prej punonjësve që ishin aty.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *