Pas rreth 14 vitesh nga shpërthimi tragjik në Gërdec dhe nisjen e një procesi të ri gjyqësor për ish-ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Gjykata e Strasburgut ka marrë një vendim në favor të familjeve të prekurave.
Ndërsa theksohet se gjatë procesit ka pasur shkelje procedurale, Gjykata kërkon dëmshpërblim prej 12 mijë eurosh për Zamira dhe Feruzan Durdajn.
“Shteti i paditur duhet t’u paguajë kërkuesve, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë në përputhje me nenin 44 § 2 të Konventës, shumat e mëposhtme: bashkërisht Zamira Durdajt dhe Feruzan Durdajt, 12 000 euro (dymbëdhjetë mijë euro), plus çdo taksë që mund të paguhet për dëmin jopasuror; aplikantëve të mbetur, 10,000 (dhjetë mijë euro) secili, plus çdo taksë që mund të paguhet për dëmin jopasuror; bashkërisht për të gjithë aplikantët, 8,000 (tetë mijë euro) euro, plus çdo taksë që mund t’u ngarkohet atyre, në lidhje me kostot dhe shpenzimet; që nga skadimi i tre muajve të sipërpërmendur deri në shlyerje, do të paguhet interes i thjeshtë për shumat e mësipërme me një normë të barabartë me normën marxhinale të huadhënies të Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit plus tre pikë përqindjeje”, thuhet në vendimin e Strasbugut.