Kreu i Partisë i Lirisë, Ilir Meta është thirrur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Lidhur me paraqitjen e tij në SPAK, Meta ka deklaruar se e gjitha lidhet me ‘telenovelën CEZ-DIA’.
“Telenovelën CEZ-DIA. Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në dhjetor të 2019-ës nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje”, ka thënë Meta.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Meta shkon në SPAK.