Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ai foli për mediat para se të futej në ambientet e Porkurorisë së Posaçme dhe tha se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA.
Meta tha se kjo çështje u rihap në dhjetor të 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje
“Për telenovelën ÇEZ-DIA. Meqë jeni lajmëruar herët dhe po përballoni dhe shiun. Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje. Faleminderit”, tha Meta.