Banesa e Bruna Biancardi, partnerja e futbollistit Neymar thuhet se ka rënë pre e një grabitje në orët e para të mëngjesit.
Tre persona janë hyrë në banesë për të rrëmbyer vajzën 1 muajshe të çiftit, por në shtëpi kanë gjetur vetëm prindërit e saj. Banda ka marrë peng prindërit e influencueses braziliane dhe kanë marrë sende me vlerë dhe më pas janë larguar. Mësohet se objektivi i bandës ka qenë grabitja e vajzës në mënyrë që më pas të kërkonin shpërblim prej miliona dollarësh. Ngjarja po hetohet si tentativë rrëmbimi, ndërsa dyshohet se 2 personat e armatosur janë ndihmuar nga një i tretë i cili ishte banor i zonës.
Neymar aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite pasi nënshkroi për Al-Hilal në gusht