5Qindra qytetarë kanë dalë në protestë mbrëmjen e sotme pas videove të publikuara ku tregohej dhuna barbare e edukatores Majlinda Dehima ndaj 3-vjeçares, duke i thyer këmbën.
Pas Ministrisë së Arsmit, protestuesit janë drejtuar në Ministrinë e brendshme, duke kërkuar dënim për edukatoren, e cila sot është arrestuar nga policia.
Në pankartat e tyre qytetarët kërkojnë dënim për Dehimën, ndërsa ka të tjerë posterë ku fytyra e saj shfaqet me një kryq të kuq dhe kërkohet nga autoritetet që të “bëhet shembull”.