Kryeministri e Italisë, Georgia Meloni, në një intervistë për mediat vendase e ka cilësuar historike marrëveshjen me kryeministrin Edi Rama për kampin e emigrantëve në Shqipëri.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka quajtur marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë si historike, shkruajnë mediat italiane.
“Është një marrëveshje që për ne është historike dhe sepse mund të bëhet model për kombet e tjera, të bashkëpunimit mes vendeve të BE-së dhe vendeve të treta. Ata që nuk janë dakord mund të thonë çfarë të duan, por nuk mendoj se dikush mund të pretendojë se ne synojmë të dëbojmë dikë”, është shprehur kryeministrja Meloni.
Në një intervistë për gazetën Il Messaggero, Meloni i ishte referuar nënshkrimit të një protokolli me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ku do të krijohen dy qendra të mbyllura për qëndrimin e emigrantëve të parregullt në Shëngjin, ku menaxhimi dhe financimi do të mbulohet nga Italia.
“Kjo është një marrëveshje që forcon partneritetin strategjik me Shqipërinë dhe vendos tre objektiva: luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, parandalimin e flukseve të parregullta migratore dhe mundësinë e pritjes në Evropë vetëm atyre që kanë të drejtën e vërtetë të mbrojtjes ndërkombëtare”, theksoi Meloni.
Sakaq ajo ka bërë me dije se është informuar dhe Komisioni Evropian për këtë marrëveshje.