Këngëtarja Elsa Lila në një podcast me kryeministrin Rama foli edhe për nënën e saj të ndjerë. E pyetur nëse do kthehej mbrapa, çfarë do ndryshonte, Elsa shprehet se nuk është penduar për asnjë gjë dhe nuk do ndryshonte diçka, por i ka ngelur peng ikja nga jeta e nënës së saj, në mënyrë të padrejtë.
‘Nuk do ndryshoja asnjë pikë e asnjë presje nga çdo gjë që yjësia ka vendosur të eksperimentoja sepse ndryshe unë nuk do isha kjo që jam sot apo ajo që do të jem nesër me të gjitha eksperiencat e tjera që jam e sigurt do më ndodhin, sepse akoma nuk kemi mbaruar, jemi rrugës. E vetmja gjë që do të ndryshoja ndoshta, e vetmja gjë që yjësia atë momentin e mamasë sime ta kishte eliminuar, ta kisha edhe sot. E vetmja, ajo. Pasi nuk ndodhi në mënyrë të natyrshme, por ndodhi në mënyrë artificiale.’
Elsa Lila humbi nënën në vitin 1997. Eva Vishaj u gjet e pajetë më 23 maj 1997, e qëlluar me një plumb në kokë pranë kilometrit të 29-të, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.