Projekti i Kodit Penal vlen dhe duhet debatuar!

Nga Ylli Manjani

Ministri i Drejtësisë ka anonçuar në publik një projekt të ri të Kodit Penal dhe meriton vemendje të plotë. Ideja e një kodi të ri është e kahershme, por sot ka ardhur siraja për të patur një dokument mbi të cilin duhet diskutuar me shumë seriozitet.

Dëshiroj që në fillim të komenteve të mia të përgjithshme, t’i them Ministrit Manja “Puna e Mbarë”!
Asnjë kritikë nuk ka kuptim nëse nuk njeh punën e atij që do të kritikosh.Së dyti respekt të jashtëzakonshëm për të gjithë ata juristë që janë ulur dhe kanë shkruar tekstin voluminoz të projektit. Nuk është e thjeshtë që të gjesh sot juristë që ulen e shkruajnë ligje. Ma besoni këtë. Bravo vërtetë për punën e bërë.

Projekti në vetvete ka një risi metodologjike me shumë vlerë: për çdo koncept ka pëkufizim dhe përshkrim të detajuar. Kjo metodë ndihmon zbatuesit e ligjit por edhe publikun e gjerë që të kuptojë llogjikën e ligjit.

Edhe kjo risi meriton vlerësim maksimal.

Tani është momenti që projekti të përmirësohet duke u debatuar gjërë e gjatë. Vendimmarrja mbi një ligj kaq të rëndësishëm nuk mund të jetë thjesht disa kartona deputetësh shunica prej të cilëve smarrin haber fare.

Ta themi troç:
reforma reale në drejtësi është ndryshimi i kodeve jo ndryshimi i personave.

Personalisht i mbetem idesë së dekriminalizimit të disa veprave penale si shpërdorimi i detyrës, ndikimi i paligjshëm, veprave penal ndaj mjekëve e disa vepra pa kuptim në Kodin aktual. Jam gjithashtu për rishikim tërësor të penalizimit të atyre që quhen viktima të krimeve, sidomos për përdoruesit e drogave dhe mbajtësit e armëve.

I mbetem gjithashtu idesë së proporcionalitetit llogjik në dënime. Duhet synuar gjoba më shumë sesa burgu…

Por këto ide që kam artikukuar në vite do vijoj ti debatoj në kuadër të projektit të kodit të ri penal.

Ajo që vlen në këtë fazë është vemendja publike e politike për idenë. Është fjala për vendimmarrjen më të rëndësishme të shtetit e shoqërisë për shumë vite në vijim.

Pa asnjë dyshim, kodi penal që të ishte efektiv duhet të shoqërohej edhe me një kod të ri procedural penal dhe një kod kundravajtjesh adminiatrative. Ky i fundit duhet të ishte një ndihmë e madhe për.mos penalizimin e çdo gjëje e me çdo kusht. Nuk ka të ardhme shoqëria nën sloganin burg-burg-burg!

Ndaj duhet vemendje.
Projekti është i plotë dhe një dokument pune shumë i mirë për të prodhuar një vendimmarrje të drejtë e të arsyeshme.

Edhe njëherë respekt për ata që punuan!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *