Brenda festës së Luizit dhe Kiarës, zbulohet porosia e çiftit për të ftuarit

Prej muajsh lajmi se Kiara ishte në pritje të ëmbël ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Megjithatë, detajet ishin të pakta, duke qenë se çifti kishte preferuar që ta jetonte këtë periudhë larg vëmendjes së madhe të ndjekësve.

E pas shumë indikacioneve që tregon realisht se moderatorja ishte shtatzënë, lajmi më në fund është konfirmuar. Sipas disa burimeve për revistën “Who”, thuhet se pak ditë më parë, çifti ka organizuar edhe “gender reveal”, pra festa për zbulimin e gjinisë së foshnjës. Një festë shumë private, ku është zbuluar gjinia e bebes dhe sipas të njëjtit burim thuhet se është vajzë. Festa ka qenë shumë intime dhe çifti ka preferuar që të ketë pranë vetëm rrethin e ngushtë miqësor.

 

Si Luizi ashtu edhe Kiara kanë zgjedhur që të mos zbulojnë asnjë detaj nga kjo festë në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, edhe të ftuarit janë porositur që të mos publikojnë asgjë në rrjetet e tyre sociale.

Megjithatë jo vetëm miqtë e afërt e kishin mësuar këtë lajm, por edhe bashkëpunëtorët dhe stafi me të cilin Kiara punon duket se tashmë e dinin që çifti ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë. Armaldo Kllogjeri së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “DWTS Fan Club”, ku e ka uruar publikisht moderatoren Kiara Tito për shtatzëninë.

“Shpresoj që ato thashethemet e shtatzënisë të jenë të vërteta. Unë të uroj mbarë dhe më mirë nëse je shtatzënë. Nuk e di, por duke marrë shkas edhe nga lajmet që kam dëgjuar. Kaq kisha, nëse është e vërtetë”, – tha ai. Megjithatë nga ana tjetër ish-banorja duke qeshur tha që do flasin për këtë temë, duke mos zbuluar më shumë rreth lajmeve që po qarkullojnë që ajo dhe bashkëshorti i saj Luiz Ejlli së shpejti do të bëhen prindër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *